Flash News

E-TJERA

Nesër mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, ç’parashikohet në rendin e ditës

Nesër mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës,

Nesër paradite (e martë) pritet të mblidhet për herë të dytë Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit Hetimor, por edhe caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit.

Rendi i ditës

Miratimi i rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor.
Miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit Hetimor.
Caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit.
Çështje të tjera

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Të fundit