Flash News

E-TJERA

Nesër ndryshon ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta përpara

Nesër ndryshon ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta përpara

Të dielën e fundit të marsit, ndryshon ora. Akrepat shkojnë 60 minuta përpara, pra ora 02.00 do të jetë 03.00.

Kjo bën që të kthehet ora verore e cila do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore.

Dy vjet më parë Parlamenti Evropian ka miratuar propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por deri në fund të tetorit ora verore do të jetë në formën që njohim.

Si vendim përfundimtar pritet të miratohet nga Komisioni Evropian. 

Ideja për ndryshimin e orës u hodh nga Benjamin Franklin me qëllimin e ruajtjes së energjisë.

 

Të fundit