Flash News

E-TJERA

Nesër protesta e opozitës, vendoset gardh metalik para Parlamentit

Nesër protesta e opozitës, vendoset gardh metalik para Parlamentit

Që mbrëmjen e kësaj të mërkure, kanë nisur të merren masa për protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër para Parlamentit.

Janë vendosur gardhe metalike rreth zonës dhe janë zhvendosur automjetet e parkuara për të krijuar hapësirë të sigurt për tubimin.

Policia e Tiranës njofton se lëvizja në rrugën “George W. Bush” do të jetë e kufizuar nga ora 06:00 e mëngjesit deri në përfundim të tubimit.

Kufizime të qarkullimit mund të ketë edhe në rrugë të tjera përreth, ndërsa janë parashikuar rrugë alternative për devijimin e trafikut.

Të fundit