Flash News

E-TJERA

Nesër rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Nesër rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Java e fundit e marsit sjell me vete edhe ndryshimin e orës, ose spostimin me një orë përpara të akrepave të saj.

Në natën mes të shtunës 30 mars dhe të dielës 31, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Dita do të zgjatët më shumë, do të kursejmë energji elektrike, por do të flemë një orë më pak dhe do të ndjehemi pak më të lodhur, të paktën në javën e parë.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.

 

 

Të fundit