Flash News

E-TJERA

Nesho: Ndërhyrjet e Kim në sistemin e drejtësisë, jashtë kompetencave

Nesho: Ndërhyrjet e Kim në sistemin e drejtësisë,

Diplomati Agim Nesho thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë jashtë kompetencave të saj

I ftuar në Syri,tv Nesho thotë se Kim ka bërë ndërhyrje në brendësinë e një sistemi demokratik.

“Ka shkuar shumë larg. Ndërhyrje e brendshme brenda një sistemi demokratik. Ata zyrtarë që kanë marrë një politikë në një moment të caktuar rreth Shqipërisë duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve shqiptarë.
Format e peticionit, çdo formë tjetër peticioni apo ato që ja keni përplasur në fytyrë ambasadores, duhet të ketë një reflektim.

Nuk është çështja vetëm e ecurisë së Shqipërisë që po shket nga demokracia, po një problem që vetë Amerika në të ardhmen do ballafaqohet me problemin e sektit Rama. Duhet ta përkrahim peticionin.”-tha Nesho.


 

 

Të fundit