Flash News

E-TJERA

New York Post: McGonigal padit veçmas për takimin sekret me e Edi Ramën

New York Post: McGonigal padit veçmas për takimin sekret me e Edi

Ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi dje para një gjykate në Nju Jork se kishte punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.

Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin për një akuzë në këmbim të tërheqjes së akuzave të tjera.

McGonigal deklaron pafajësi mbi akuzat për marrje parash dhe mosraportim të kontakteve me zyrtarë të huaj.

Ish-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar ndërsa punonte për FBI-në.

Ndërkohë, media amerikane New York Post shkruan se McGonigal u padit veçmas në Uashington DC për fshehjen e 225,000 dollarëve në pagesa nga një ish-anëtar i shërbimit inteligjent të Shqipërisë dhe për një takim sekret me kryeministrin shqiptar Edi Rama

"McGonigal u padit veçmas në Uashington DC për fshehjen e 225,000 dollarëve në pagesa nga një ish-anëtar i shërbimit inteligjent të Shqipërisë dhe për një takim sekret me kryeministrin shqiptar Edi Rama ndërsa ai punonte për FBI-në. Për këtë rast, i cili është në pritje të gjykimit”, shkruan New York Post.

McGonigal i tha gjykatës se ishte "thellësisht i penduar" për veprimet e tij. Avokati i tij, Seth DuCharme, u tha gazetarëve pas seancës se klienti i tij ishte trajtuar në mënyrë të drejtë.

Akuza për konspiracion parashikon një dënim maksimal prej 5 vitesh burg. Gjyqtarja Jennifer Rearden ka në plan të shpall dënimin për zotin McGonigal më 14 dhjetor.

 

 

Të fundit