Flash News

E-TJERA

Neza: Artikulli i ‘Nju Jork Times’ për ‘Diellën’ sinjalizon shpërbërjen e propagandës së financuar

Neza: Artikulli i ‘Nju Jork Times’ për

Gazetari Sami Neza ka komentuar artikullin e ‘New York Times’ për platformën ‘Diella’, duke deklaruar se krijuesit e kësaj inteligjence artificiale akuzohen për korrupsion.

Neza deklaroi në Syri TV se ky është një sinjal i fortë për rrëzimin e një mekanizmi të ndërtuar mbi propagandë dhe financime.

Sipas Nezës, imazhi ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama gjatë 25 viteve në pushtet është ndërtuar kryesisht përmes propagandës dhe jo përmes ideve apo aksioneve konkrete politike.

"Në fakt është një sinjal, ne e biseduam pak më përpara këtu, që është një sinjal më i vjetër, nuk është ky sinjali i ri, është më i vjetër. Shumë media serioze e kanë denoncuar korrupsionin në Shqipëri, e kanë, kanë denoncuar lidhjet me krimin e organizuar apo zgjedhjet e manipuluara. Fakti që një kompani kriminale punon ngjitur me ambasadat, do të thotë se qeveria në Shqipëri i ka hequr të gjithë barrierat, të gjithë kufijtë për, për krimin e organizuar.

Edhe aty ku duhet të ketë, edhe aty ku duhet të ketë siguri pak të shtuar për shkak të nevojës ose për shkak të respektimit të imunitetit diplomatik të atyre njerëzve që punojnë atje, sërish aty ka një hapësirë të mirë, krijohet një hapësirë e mirë, e qetë për të punuar edhe krimi i organizuar.

Ndërsa rasti i, i AKSHI-t është një rast superior, domethënë që, që, që e ka lidhur edhe shkrimi i Neë York Times-it, është një rast superior për shkak se ne na tregon jo ëh, rënia e diellit, si të thuash, ose perëndimi i diellit siç e quani ju, na tregon jo thjesht se ka dështuar lufta kundër korrupsionit, por se sa i gjerë është korrupsioni në Shqipëri.

Dhe kur ndiqet për hetim, ta zëmë, një, një ministër, një zëvendëskryeministër, i vjen radha zëvendëskryeministrit tjetër dhe nëse ky zëvendëskryeministër largohet dhe vjen dikush tjetër, sërish të njëjtën histori do të kemi pas një viti, dy vitesh. Çfarë do të thotë kjo? Se nuk janë është sistemi ai që po okupon njerëzit dhe nuk janë njerëzit ata që po opukojnë sistemin në funksion të korrupsionit. Është pikërisht ajo çfarë e ka thënë Rama përpara se të vinte në pushtet në fakt. Është kjo gjë", u shpreh Neza.

Të fundit