Flash News

E-TJERA

Nga 17 janari, hidhen në qarkullim prerjet e reja të kartëmonedhave 500 dhe 2.000 lekë

Nga 17 janari, hidhen në qarkullim prerjet e reja të

Prerjet e reja të kartëmonedhave 500 dhe 2.000 lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga 17 janari.

Me hedhjen në treg të dy kartëmonedhave të reja plotësohet edhe seria e re e kartëmonedhave të prezantuara nga Banka e Shqipërisë, me 6 prerje në total.

Kartëmonedhat e reja vijnë jo vetëm me një dizajn të ri, por edhe me elementë shtesë të sigurisë duke bërë më të vështirë falsifikimin e tyre. Në vitin 2020, u konstatua një rritje e prerjeve të falsifikuara ku më të përdorurat ishin kartëmonedhat 2.000 dhe 1.000, ndjekur nga 500 dhe 5.000 lekë.

Nga shtatori i vitit 2019, Banka Qendrore ka hedhur në qarkullim katër kartëmonedha të reja të kësaj serie: 200, 1.000, 5.000 dhe 10.000. Kartëmonedha e fundit është edhe prerja më e madhe e parasë e emetuar nga Banka e Shqipërisë.

Megjithatë, pavarësisht emetimit të kartëmonedhave të reja, ato ekzistuese vijojnë të jenë në qarkullim.

Të fundit