Flash News

E-TJERA

Nga 3 Prilli, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina

Nga 3 Prilli, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita

Duke filluar nga data 3 Prill, çdo e diel e parë e çdo muaj do të jetë dita pa makina. Lajmin e ka komunikuar ministrja e Mjedist Mirela Kumbaro.

"Krizën energjitike, si një kronikë të paralajmëruar jo shumë kohë më parë, fatkeqësisht po e ndjejmë pa dallim. Dhe nëse s’mund ta shmangim ndezjen e makinës çdo ditë, të paktën ta fillojmë nga ditët e pushimit. Prandaj e nisim planin e Ditës pa Makina nga e diela e parë e çdo muaji, duke filluar prej datës 3 prill", tha Kumbaro.

Kumbaroi ftoi çdo bashki të vendit të bëhet pjesë e planit dhe të nxisë zbatimin në qytetet përkatëse.

“Sot Udhëzimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për organizimin e Ditës pa Makina në koordinim me institucionet e tjera dhe në përputhje me të gjitha ligjet dhe parimet e Kodit Rrugor, u është shpërndarë pefektëve dhe kryetarëve të bashkive, në mënyrë që të jemi në kohë për një organizim sa më të mirë. Ftoj secilin prej jush që në qytetet tuaja të bëheni partnerë të kësaj nisme: për kursim, për mjedis më të pastër, për shëndet”, u shpreh Kumbaro.

Vendimi i qeverisë është një masë që do t’i shërbejë planit për kursimin e energjisë elektrike. Fillimisht, qeveria vendosi të fikë dritat e rrugës përgjatë disa akseve rrugore si autostradat, si edhe urdhëroi fikjen e dritave të institucioneve që nuk përdoren.

Të fundit