Flash News

E-TJERA

Nga ‘divorci’ me Bashën te mbështetja e Berishës/ Floriana Garo tregon pse iu bashkua ‘Foltores’

Nga ‘divorci’ me Bashën te mbështetja e Berishës/

Dikur zëdhënëse pranë Lulzim Bashës në fushatën zgjedhore të 25 Prillit, sot zëdhënëse e ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘Foltore’, Floriana Garo ka treguar rrugëtimin e saj në selinë blu.

Garo pohon se mënyra se si është ndarë nga kreu i opozitës Lulzim Basha, ka qenë e çuditshme, teksa tregon se nga ai priste një shpjegim se pse PD-ja nuk arriti t’i fitonte zgjedhjet, gjë që Basha sipas saj nuk e ka bërë.

“Në mënyrë shumë të çuditshme do të thoja. Unë prisja nga Basha një reagim. Unë i jam përkushtuar shumë fushatës dhe kamë qenë në selinë e partisë çdo ditë. Unë e shihja dhe i kaloja kalimthi. Kam pritur një mbledhje, një diskutim për gjërat që funksionuan dhe nuk funksionuan. Pse humbën si humbëm? Heshtje dhe vetëm heshtje dhe më ka bërë shumë përshtypje. Prita dhe prita dhe më në fund ia shpreha Bashës”, u shpreh Garo.

Sa i përket bashkimit me ‘Foltoren’ e Berishës, Garo shprehet se vendimi i saj erdhi menjëherë pasi pa përkrahjen e madhe që qytetarët i ofruan Berishës në turin e tij.

“Në një mënyrë shumë të natyrshme. Kur pashë deklarata e tij dhe nismës ‘Foltore. Pas shpalljes së Berishës ‘non-grata’, sigurisht kam pasur ankth dhe dyshim çfarë do të ndodhte. Po mënyra s si reagoi dhe me një burrëri që të gjithë e kanë vlerësuar dhe unë jam frymëzuar nga kjo gjë. Ishte momenti që unë t’i bashkohesha Berishës”, shtoi Garo.

Të fundit