Flash News

E-TJERA

Nga e hëna hyn në fuqi leja e re e qarkullimit për mjetet, avantazhet për shoferët

Nga e hëna hyn në fuqi leja e re e qarkullimit për mjetet,

Duke filluar nga dita e hënë, do të hyjë në fuqi leja e re e qarkullimit për të gjitha mjetet që qarkullojnë në vend.

Sipas DPSHTRR, leja e re e qarkullimit ka disa avantazhe për drejtuesit e mjeteve, duke filluar nga kostoja (dikur kushtonin 3.500 lek tre dokumenta, kurse sot një document kushton 2.100 lekë), nuk ka një afat skadence si dhe nuk ëhstë e nevojshme vula e kolaudimit,

- Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!

- Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!

- Leja e re nuk ka afat skadence!

- Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!

- Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!

-Çdo vit, mbi 150 mijë qytetarë/subjekte që konsumojnë shërbime për regjistrime të reja mjeti, ndërrim pronësie, humbje/dëmtim, ndryshime konstruktive, e shërbime të tjera, dhe do të pajisen me Lejen e re të Qarkullimit, do t'u kursehen 210,000,000 lekë të reja, ose 1.75 milionë Euro!

- Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet!

- Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark - logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres - fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet; fluorescent imprints - logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet; hologramë - stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar!

- Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!

- Personalizimi (teksti) me puntim!

- Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

- Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

- Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga një tjetër kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet!

SQARIM:

- Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit

Nga e hëna hyn në fuqi leja e re e qarkullimit për mjetet,

Të fundit