Flash News

E-TJERA

Nga format e rënda te shtatëzënat, pacientët 19-vjeçar te vaksinimi i fëmijëve, çfarë thotë Komiteti i Ekspertëve

Nga format e rënda te shtatëzënat, pacientët

Mjeku Dhimitër Kraja ka bërë me dije se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga Covid-19. Ai shtoi se në spitale ka dhe pacientë të moshave të reja, por mbizotëron grupmosha 65-vjeç.

Sa i përket kapaciteteve spitalore, Kraja u shpreh ka ende shtretër të lirë, duke theksuar se janë rreth 230 pacientë që po marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore.

"Në dy spitalet covid ka 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshme se 30% e mundësive të shtrimit është i lirë ende, të sëmurët vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethet.

Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron 65 vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me Covid-19, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakt. 5.1 ose 5.4 raste në ditë", tha Dhimitër Kraja.

Ndërsa mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli u shpreh se ka rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virusi, por nënvizoi se nuk kanë pasur komplikacione të rënda.

Shefja e ISHP-së, Silva Bino pohoi se varianti Delta nuk e "thyen" vaksinimin, por përhapet më shpejt. Ajo tha se incidenca e rasteve që janë vaksinuar dhe e kalojnë sëmundjen është 22 herë me e ulët se e atyre që nuk janë vaksinuar.

"Incidenca e rasteve që janë vaksinuar dhe kalojnë sëmundjen është 22 herë më e ulët me atë të rasteve që nuk janë vaksinuar. Kjo tregon vlerën që ka vaksinimi. S’po themi se Delta ‘thyen’ vaksinimin, por përhapet më shpejt dhe kërkon vaksinim. Vaksina të mbron jo vetëm ndaj infeksionit", tha Bino.

Ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli për dozën përforcuese, që u kërkua dhe nga Akademia e Shkencave si dhe për vaksinimin e fëmijëve.

"Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit merr vendimet dhe jep rekomandimet për të gjitha llojet e vaksinimit dhe në çfarë kohe duhet të bëhen ato. Pra i takon këtij komiteti ky vendim. Se ka prezantuar një vendim të tillë. Vaksinimi i fëmijëve është diçka që po bëhet në disa vende të botës, por jo në të gjitha vendet pasi siç ka argumente për ta bërë, ka dhe për mos ta bërë. Studimi i Akademisë së Shkencave, ishte një studim që bazohej në gjetjen e prevalencës te popullsia", u shpreh Rakacolli.

 

Të fundit