Flash News

E-TJERA

Nga gjobat te heqja e lejes së drejtimit/ Kufizimet e reja të Bashkisë së Tiranës për qarkullimin e mjeteve

Nga gjobat te heqja e lejes së drejtimit/ Kufizimet e reja të

Bashkia e Tiranës ka vendosur të marrë masa të reja për qarkullimin rrugor me qëllim disiplinimin e trafikut, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël. Ndalimi i qarkullimit do të bëhet nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Të gjithë drejtuesit të cilët nuk respektojnë rregullat e reja do të marrin masa ndëshkimore duke filluar nga vendosja e gjobave e deri tek heqja e patentës. Gjobat variojnë nga 5.000 lekë deri në 10.000 lekë, teksa parashikohen edhe masa të tjera plotësuese deri te heqja e lejes së drejtimit.

Të njëjta masa ndëshkuese parashikohen edhe për ata drejtues të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit prej orës 07:00 – 09:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”.

Ndryshimet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës prekin edhe qarkullimin e mjeteve të rënda në hyrje të Tiranës. Në rrugën “29 Nnëtori” (Sheshi “Shqiponja” deri tek Kthesa e Kamzës), në drejtimin hyrës të qytetit, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme 7.5 ton, nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

Drejtuesit e mjeteve të cilët nuk respektojnë rregullat e reja, do të ndëshkohen me 5.000 lekë deri në 10.000 lekë gjobë. Ndëshkimet parashikojnë deri në heqjen e lejes së drejtimit për një periudhë 12 mujore.

Ndëshkime do të ketë edhe për ata ndividë që hedhin depozitime në rrugë pa leje apo kryejnë punime, të cilat bllokojnë qarkullimin e mjeteve të tjera. Gjoba në të tilla raste do të jetë 10000 – 40000lekë.

Nga gjobat te heqja e lejes së drejtimit/ Kufizimet e reja të Nga gjobat te heqja e lejes së drejtimit/ Kufizimet e reja të

Të fundit