Flash News

E-TJERA

“Nga gjysma e dytë e marsit do bien shifrat e infektimeve”, Pipero: Vatra kryesore e shpërndarjes, familja

“Nga gjysma e dytë e marsit do bien shifrat e infektimeve”,

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është i bindur se nga gjysma e dytë e marsit, do të bien shifrat e të prekurve me Covid-19.

Në një intervistë për "Report Tv", Pipero tha se vendi ynë mund të shikojë fundin e pandemisë në në përfundim të këtij viti dhe këtë mendim të tij e mbështet në disa fakte.

"Deri nga gjysma e dytë e marsit, këto do jenë shifra, besoj nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë të bjerë numri i rasteve, jam  bindur që do fillojë dyshesa, që shpresoj që të mbyllet në fund të viti, duke besuar që një pjesë e qytetarëve, infektohet, një pjesë vaksinohet, një pjesë e kanë kaluar dhe në fund të vitit do jetë bishti i pandemisë. Shpresoj fort që gjysma e dytë e marsit do të fillojë rënia e numrave", tha Pipero.

Para pak ditësh, Pipero u shërua dhe nga Covid-19, por pavarësisht infektimit, ai tha se do ta marrë dhe dozën e dytë të vaksinës.

"Opinionet e studime nuk ka, janë të ndara edhe në raport me dozën e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë për të plotësuar imunimtetin. Imuniteti që le COVID-i në vetvete është më i plotë, por të mbron vetëm nga Covid, ndërkohë vaksina mund të të mbrojë edhe nga shtamet e tjera apo viruset mutant tashmë në qarkullim. Edhe pse thonë që vetë infektimi mund të konsiderohet si dozë e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë në javën e gjashtë, pas 2 javësh që je negativizuar, edhe unë do e bëj", tha Pipero.

Një shqetësim shumë i madh për mjekun është se në ditët e sotme vatrat e përhapjes së Covid është familje dhe jo komuniteti: “ Një nga vatrat kryesore të qarkullimit është vetë familja, se të rinjtë sëmuren më pak, por i infektojnë të gjithë. Fakti që kemi më shumë të rinj dëshmon atë që kemi thënë që janë më të ekspozuar, për shkak të punës, por edhe më të shkujdesur", shtoi Pipero.

Të fundit