Flash News

E-TJERA

Nga klonimi te futja në ‘listën e zezë’/ Ekspertja e sigurisë tregon pasojat e rrjedhjes së të dhënave

Nga klonimi te futja në ‘listën e zezë’/ Ekspertja e

Skandali me rrjedhjen e të dhënave personale preku të paktën mbi 630 mijë qytetarë. Ishte databaza me rrogat e muajit janar që u publiku e para, për t’u pasuar më vonë me rrogat e muajit prill ku u publikuan edhe numrat e telefonit. Dhe më vonë një databazë e tretë nxori targat e automjeteve për të paktën mbi 530 mijë qytetarë.

Ekspertja e sigurisë, Silva Mana, tregon se “në Evropë ka një rregullore që nga viti 2018, rregullorja evropiane për të dhënat personale që parashikon gjoba marramendëse.”

Në një lidhje për RTV Ora, Mana tha se janë miliarda lekë që hidhen për mbrojtjen e të dhënave personale dhe skandali i ditëve të fundit, tregon se këto të dhëna janë shpenzuar kot.

"Këto institucione po kërkojnë që veç protokolleve ligjore po kërkojnë të marrin certifikime të larta të menaxhimit të mbrojtjes së të dhënave informatike të cilat dhe institucionet italiane e kanë shumë të vështirë ti marrin këto certifikime", tha Mana.

Mana ngre një shqetësim, lidhur me mënyrën se si janë përpunuar të dhënat në kundërshtim me protokollin dhe në një mënyrë që i bën lehtësisht të lexueshme nga të gjithë.

"Më bën përshtypje që këto të dhëna kanë dalë në databazë Excel, që do të thotë se kur mbahen në server nuk janë të kriptuara që është një nga detyrimet ligjore që të gjithë institucionet shqiptare që kanë të dhënat e qytetarëve duhet të jenë të kriptuara. Kriptimi është që të gjithë të dhënat në momentin që shpëtohen në server duhet të ndërtohet një kod që nëse vidhen nuk mund të lexohen dot se kanë një kriptim të brendshëm. Ka shumë të meta në aplikimin e protokolleve", sqaroi ekspertja.

Ndër të tjera, ekspertja shton se problemi i vetëm nuk është diferenca mes pagave të njëri-tjetrit, por mundësia që karta e identitetit të klonohen. Një impakt negativ sipas saj, do të ketë edhe në ekonomi.

"Në ato të dhëna janë shpërndarë dhe numrat e identifikimit të kartave të identitetit. Është kartë dhe numër unik që personi e mban gjithë jetën. Këto karta mund të klonohen, mund të përdoren në gjithë Europën për tu identifikuar si dikush tjetër. Mund të përdoren nga grupe kriminale. Këto të dhëna që janë shpërndarë janë një cënim dhe faktor kryesor për investimet e huaja në Shqipëri sepse duke qenë dhe eksperte mbi privatësinë, shumë kompani që unë përfaqësoj dhe në sistemet shqiptare nga ana e garantit të komisionerëve europianë mund të futemi në listën e zezë sepse jemi një nga vendet që nuk garanton mbrojtjen e të dhënave personale. Kemi pasojë të jashtëzakonshme të investimeve ekonomike", shtoi Mana.

Të fundit