Flash News

E-TJERA

Nga kompensimi i biletës tek aboneja/ Zbardhen 4 kërkesat e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas

Nga kompensimi i biletës tek aboneja/ Zbardhen 4 kërkesat e

Një ditë më parë Unioni i Transportit Publik paralajmëroi se nga dje transporti do të operonte me gjysmën e numrit të mjeteve që kanë në dispozicion. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës deklaroi se janë duke monitoruar situatën dhe do të japin masat përkatëse.

Sot është zbardhur kërkesë që Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka drejtuar më 5 tetor Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Operatorët kërkojnë nga ministrja Delinas Ibrahimaj, indeksimin e çmimit të biletës, uljes të TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës ose të taksës të qarkullimit për naftën e përdorur nga sektori i transportit.

Më 8 Tetor, shoqata i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku i kanë kërkuar të kompensohet çmimi i biletës 30 lekë për biletë dhe të abonesë 600 lekë për abone, në mënyrë që të përballojnë kostot e shpenzimeve.

Pas rihapjes nga pandemia, shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve.

Për t’i mbijetuar krizës, operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë; Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Në kërkesën e bërë dje, Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon pikërisht plotësimin e 4 kërkesave: kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; kompensim të tarifës për biletën e studentit.

KËRKESA E SHOQATËS KOMBËTARE TË TRANSPORTIT QYTETAS

Nga kompensimi i biletës tek aboneja/ Zbardhen 4 kërkesat e

Nga kompensimi i biletës tek aboneja/ Zbardhen 4 kërkesat e

Nga kompensimi i biletës tek aboneja/ Zbardhen 4 kërkesat e

Nga kompensimi i biletës tek aboneja/ Zbardhen 4 kërkesat e

Të fundit