Flash News

E-TJERA

Nga “Kruja” te “Venecia”: Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave

Nga “Kruja” te “Venecia”: Zbardhen nofkat e grupit

Janë zbardhur nga dosja e SPAK detaje të reja mbi aktivitetin e grupit kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas materialeve hetimore, grupi dyshohet se ka qenë i përfshirë në të paktën tre episode të dokumentuara të trafikimit të drogës. Provat kryesore përfshijnë transkriptimin e komunikimeve të koduara në aplikacionin SKY ECC, të cilat janë siguruar nga Euronews Albania.

Nga këto biseda janë identifikuar edhe nofkat e përdorura nga anëtarët e grupit për të shmangur identifikimin nga autoritetet:

Islam Sefa – “Kruja”
Bujar Sefa – “Venecia”
Hajdar Sefa – “Bruxel”, “Detroit USA”, “GjoranKruja”
Vidjan Baroka – “Rrushi”, “New”, “Plaku”, “979”

Në një prej bisedave të përgjuara, anëtarët e grupit diskutojnë për kapjen e një sasie të madhe droge në Podgoricë, ku bëhet fjalë për rreth 1.7 ton kanabis. Njëri prej tyre shprehet se “kanë rënë kutitë”, ndërsa një tjetër paralajmëron për bashkëpunim me shtetin dhe këshillon që të mos mbahen sende komprometuese në banesa.

Të fundit