Flash News

E-TJERA

Nga kundërshtar i Ramës te falënderues i PS, kthesa e Endrit Shabanit pas marrjes së postit

Nga kundërshtar i Ramës te falënderues i PS, kthesa e Endrit

Endrit Shabani, i zgjedhur mbrëmë Avokat i Popullit me votat e mazhorancës ka reaguar në rrjetet sociale duke falënderuar hapur deputetët e mazhorancës për mbështetjen që i dha mandatin.

Ai e cilësoi votën e tyre si një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin institucional, duke e prezantuar si një vendim që shërbeu për të përparuar procesin e negociatave politike.

Por vetëm pak muaj më parë, Shabani mbante një qëndrim krejt tjetër. Para zgjedhjeve të 11 majit, ai deklaronte qartë:

“Me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk bëjmë koalicion.”

Atëherë ai e paraqiste Ramën dhe figurat kryesore të politikës si simbol të korrupsionit dhe kapjes së shtetit, ndërsa sot, pas marrjes së postit të Avokatit të Popullit, falënderimet për mazhorancën tregojnë një ndryshim të menjëhershëm të qëndrimit.

Në pak muaj, Endrit Shabani kaloi nga një figurë që refuzonte çdo bashkëpunim me Ramën, në një Avokat Populli që e falënderon publikisht mazhorancën që e zgjodhi. S.GJ

 

Të fundit