Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga marrëveshja e ‘5 qershorit’ te rilindja e Gjykatës Kushtetuese, impakti i Yuri Kim në 2020-ën e shqiptarëve

Duke iu referuar ndikimit të gjithhershëm që ambasada amerikane ka në Tiranë, edhe këtë vit përmes veprimit të diplomates Yuri Kim, ka qenë i pritshëm një influencë e shtuar në terrenin tonë politik.
Kim erdhi zyrtarisht në Tiranë në 22 janar të këtij viti.
Prioritet
Që në daljen e saj të parë, Kim prezantoi tri priorietet kryesore gjatë punës si diplomate në Shqipëri.
“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, renditi Kim.
Gjykata Kushtetuese
Kim ka qenë mjaft aktive në debate të ndryshme të politikës dhe procesit të reformimit të drejtësisë së re.
Ajo e ka reflektuar angazhimin jo vetëm përmes mesazheve, shpesh të forta dhe të drejtpërdrejta, por edhe me takime ‘kokë më kokë’ me drejtuesit politikë apo zyrtarë të tjerë të rëndësishëm.

Një rol me mjaft peshë Kim pati në nxitjen e institucioneve për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ajo la fillimisht një afat për funksionalitetin e saj deri në 31 korrik të 2020-ës, megjithatë presidenti Ilir Meta dekretoi një javë para kësaj date emërimin e anëtarit të 6-të të gjykatës, duke e bërë atë funksionale pas tri vitesh mungesë.
“Një lajm i madh dhe përmbushjen e një ndër kushteve të integrimit në BE”, e cilësoi Kim këtë hap të rëndësishëm.
Gjatë vitit, ajo ka apeluar vazhdimisht instancat për arritjen në këtë pikë. Shpesh, ambasadorja e SHBA-ve i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të mblidhet dhe të dërgojë drejt Kuvendit e Presidentit listën përfundimtare me kandidatët për Gjykatë Kushtetuese. Po ashtu, i bëri thirrje Presidentit dhe Kuvendit të veprojnë me shpejtësi.
Reforma Zgjedhore-marrëveshja e 5 qershorit
Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka nxitur palët të mbyllin reformën zgjedhore dhe arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit.
Bashkë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe atë britanik Norman Duncan, Kim u bë pjesë e mbledhjeve të Këshillit Politik, ku merrnin pjesë të gjitha palët politike në vend. Pas orëve të gjata, Kim njoftoi se në 5 qershor u arrit një draft marrëveshje mes palëve për reformën zgjedhore.

Ajo falenderoi qeverinë për përpjekjet dhe tha se topi ishte në fushën e opozitës.
“Drafti përmban masa të cilat janë adresuar nga ODIHR. Gjithashtu ajo përmban disa hapa domethënës që nuk ishin rekomanduar nga ODIHR por që bëjnë një hap përpara për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Ka ardhur koha për opozitën dhe PD dhe mikun tim Lul Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe ti thonë po për popullin shqiptar dhe ti thonë po për Shqipërinë në BE.

Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij”, tha Ambasadorja Kim në daljen për mediat pas përfundimit të takimit të këshillit politik në rezidencën e Ambasadës Amerikane.
Zyrtarja amerikane arriti të bëjë bashkë politikën edhe në një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-ve, 4 korrik.

Në fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim, u pa se në ceremoni morën pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidenti Ilir Meta, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Kjo ishte ndër të paktat herë që këta personalitete të politikës shqiptare u bënë bashkë.
Reforma në Drejtësi
Reforma në Drejtësi është gjithashtu një tjetër moment ku Kim është angazhuar gjatë këtij viti, duke e cilësuar si një implementim shumë të rëndësishëm për të ardhmen në Shqipëri. Shpesh u bëri thirrje palëve politike që të ndalojë së luajturi lojra, madje foli edhe për një marrëveshje mes palëve për sabotim të reformës në drejtësi.
"Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë", pati shkruar ambasadorja në një Tëitter.
Kjo deklaratë e fortë nga ambasada amerikane erdhi në një kohë kur SHBA-të janë investuar për reformën në drejtësisë prej më shumë se 4 vite. Qëndrimi zyrtar i ambasadores Kim vuri në pikëpyetje një marrëveshje të mundshme mes partive politike në Shqipëri, për të mos i dhënë drejtësisë forcën e duhur për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ambasadorja ka zhvilluar takime edhe me drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj si dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.
Kim konfirmoi mbështetjen ndaj SPAK, ndërsa theksonte domosdoshmërinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Kritikat e Kim
Një tjetër moment është kur ambasadorja Yuri Kim kritikoi paaftësinë e politikanëve shqiptarë për të arritur në kompromise pa ndërhyrjen e të huajve.
Ajo tha se marrëveshja zgjedhore e 5 qershorit duhet të ishte e fundit e arritur në ambientet e një ambasade qoftë kjo dhe ajo Amerikane.
Shtetet e bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, zyrtarja e lartë ka dhënë mesazhe të fortë lidhur me politikën në Shqipëri. Ajo theksonte se shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe kërkojnë mundësi më të mira për fëmijët.
“Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. I sfidoj të gjithë në qeveri apo jo, në biznes që ta marrin parasysh këtë raport që të ndryshoni, të ecni përpara. Populli do rezultat, vizon jo ofendime. Besoj që udhëheqësit shqiptarë janë të aftë në këtë sfidë. SHBA do jenë të gatshme t’ju mbështesin”, u shpreh Kim në një postim të saj.
Udhëtimet nëpër Shqipëri
Kim që në krye të herët shprehu dëshirën e madhe për të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndonëse 2020-ta ka qenë vit i vështirë dhe i mbushur me kriza në politikë, përpos mesazheve, Kim zgjodhi të udhëtojë dhe të shohë nga afër bukuritë natyrore shqiptare.

Ndonëse udhëtoi në jug të vendit, në Vlorë, Sarandë, Berat, apo në Shkodër, këtë të fundit e ka cilësuar si ‘pikën e saj të dobët’. Madje, këtë fakt e ka shprehur edhe përmes vizitave më të shpeshta se në vende të tjera.
“Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua”, pati deklaruar Kim në një nga vizitat e saj.
Kim është një diplomate karriere, ka shërbyer në poste të larta drejtuese dhe ka një eksperiencë të gjerë në çështje që lidhen me sigurinë kombëtare nga Europa, në Azi e deri në Lindjen e Mesme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38