Flash News

E-TJERA

Nga masakra e Bradasheshit te vëllezërit Braho, operacioni i SPAK zbardh 3 ngjarje kriminale

Nga masakra e Bradasheshit te vëllezërit Braho, operacioni i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku janë ekzekutuar 30 urdhër-arreste.

Operacioni i zhvilluar ka zbardhur edhe tre ngjarje kriminale të rënda.

Një nga ngjarjet që zbardhur nga SPAK është ajo që njihet si masakra e Bradasheshit e ndodhur në dhjetor të vitit 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibeaj, Alben Dylgjeri dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, mik i familjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 15 minuta në zonën e Bradasheshit pranë Metalurgjikut. Nga breshëritë e plumbave ka humbur jetën Indrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 25-vjeç, si dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, me iniciale E.K.

Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi vrasjes së trefishtë, pasi dy vëllezërit Alibej pasi drejtonin trafikun e drogës në Holandë.

Është zbardhur dhe vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u ekzekutua me 14 plumba në Shtator të 2020-ës. Klevis Kapllani, dyshohet se u nxor në pritë për shkak të ngjarjeve kriminale në Elbasan.

Në kuadër të operacionit është zbardhur dhe atentati ndaj vëllezërve Baho, ku njëri prej tyre mbeti viktimë (Klevi Baho) dhe tjetri i plagosur (Sandër Baho). Klevi Baho, mbeti i i vrarë në atentat në Korrik 2019 në Elbasan.

Të fundit