Flash News

E-TJERA

Nga ‘masakra e Sanatoriumit’ tek atentati në Belgjikë, si nisi hasmëria mes Hasanbelliut dhe Nogës

Nga ‘masakra e Sanatoriumit’ tek atentati në Belgjikë, si

Erion Hasanbelliu mbeti i plagosur rëndë pas atentatit që iu bë në qendër të Brukselit në hyrje të një hoteli mbrëmjen e së shtunës. Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba në shpinë dhe në kofshë, ndërsa autori i dyshuar është Kasandro Noga.

Noga dhe Hasanbelliu ndodhen prej vitesh në hasmëri. E nisur në vitin 2000 në Shqipëri, hakmarrja të dyve vijoi edhe në rrugët e Brukselit.

Masakra e Sanatoriumit

Më 19 gusht të vitit 2000, kur Kasandro Noga hyri në Sanatorium nën shoqërinë e Julian Çelës, shkelmoi derën e reanimacionit aty ku ndodhej Aqif Hasanbelliu (babai i Erionit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geron Hasanbelliut).

Pasi iu hoqi serumet, Çela dhe Noga me breshëri kallashnikovi ekzekutuan Hasanbelliun dhe Hajdinin. Ngjarja ndodhi për motive hakmarrja pasi viktimat kishin ekzekutuar vite më parë vëllain e Nogës.

Atentati në Belgjikë dhe arratisja në Itali

Erion dhe Geron Hysenbelliu u vunë në ndjekje të Çelës dhe Nogës. Dy vite më vonë, vëllezërit Hasanbelliu tentojnë të hakmerren. Në Antwerp të Belgjikës në vitin 2002, i bëjnë atentat Çelës dhe Nogës, ku Çela mbeti i vdekur ndërsa u plagos rëndë Kasandro Noga.

Pas atentatit, Geroni i arratis drejt Italisë aty ku u arrestua në vitin 2009 për t’u ekstraduar më pas në Shqipëri. Kasandër Noga u arrestua në Belgjikë në vitin 2003 dhe në vitin 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte dënimi i burgimit të përjetshëm për ‘masakrën e Sanatoriumit’.

 

Të fundit