Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Nga mesazhet e socialistëve të vjetër dhe analiza e 25 prillit, sot mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i PS
Sot në orës 17:30, Partia Socialiste do të mbledhë pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.
Sikurse është njoftuar më herët, Kongresi që përkon me 30 vjetorin e formimit të partisë, nuk do të jetë një Kongres zgjedhor dhe kësisoj nuk ndryshon as asamblenë dhe as kryesinë e Partisë. Kongresi do të jetë kryesisht festiv dhe do të bëhet edhe një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit.
Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ka treguar edhe disa detaje nga organizimi, duke thënë se kryeministri Edi Rama do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Balla tha se do të ketë mesazhe dhe përshëndetje nga socialistët e vjetër, që sipas tij, kanë kontribuar në PS, dhe në të njëjtën mënyrë edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.