Flash News

E-TJERA

Nga nata e sotme ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, si do të bëhet qarkullimi i mjeteve për një muaj

Nga nata e sotme ndryshon trafiku në Tunelin e Krrabës, si do të

Duke nisur nga dita e sotme, do të ndryshojë trafiku gjatë natës në tunelin e Krrabës, në aksin Tiranë-Elbasan.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se duke filluar prej orës 21:00 deri në orën 06:00 kalimi do bëhet nga njëri krah i tunelit të Krrabës, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar.

Shkak për këtë ndryshim është bërë larja e mureve të tunelit. Ky proces pritet të përfundojë brenda një  periudhe 30 ditore.

Mësohet se do të ketë prezencë të patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit.

 

Të fundit