Flash News

E-TJERA

Nga ndjenja e përgjumjes te dhimbja e kyçeve, shenjat që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë

Nga ndjenja e përgjumjes te dhimbja e kyçeve, shenjat që

Mund të mos keni as etje, por kjo nuk do të thotë se trupi juaj nuk ka nevojë për hidratim. Përfitimet e ujit në organizëm janë të shumëfishta ndërsa ka disa shenja që tregojnë se nuk po pini aq ujë sa duhet.

Sytë e tu ndihen të thatë

Mungesa e ujit ndikon edhe tek sytë të cilët thahen dhe skuqen. Pirja e ujit në baza ditore do të përmirësojë gjendjen.

Ndiheni të përgjumur dhe të lodhur

Mungesa e gjakut të hidratuar siç duhet çon në mungesë të oksigjenit që shkakton përgjumje dhe lodhje.

Keni dhimbje kyçesh

Kërci dhe disqet vertebrale përbëhen nga 80% ujë. Mbajtja e trupit të hidratuar siguron që nyjet të mund të thithin goditjen e lëvizjeve të papritura si vrapimi ose rënia në mënyrë të sikletshme.

Të fundit