Flash News

E-TJERA

Nga nesër, ‘green pass’ i detyrueshëm për administratën dhe punonjësit e shërbimeve

Nga nesër, ‘green pass’ i detyrueshëm për
Foto Ilustruese

Duke filluar nga nesër administrata publike rikthehet në punë vetëm me ‘green pass’ ose me tampon negativ ndaj Covid-19.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit të Ekspertëve në kuadër të shtimit të masave pas festave të fundvitit, si edhe me konfirmimin e prezencës së variantit Omicron në vend.

Vendimi është i vlefshëm edhe për pronarët e dyqaneve, punonjësit e marketeve apo qendrave tregtare. Komiteti i Ekspertëve vendosi afate për vaksinimin e punonjësve të administratës dhe punonjësit e shërbimeve.

Vendimit i parapriu fillimisht kryeministri Edi Rama, i cili pasi mori dozën e tretë të vaksinës paralajmëroi masa të tjera kufizuese. Ndërsa edhe në konferencën e fundit për vitin 2021 me gazetarët, Rama paralajmëroi se mund të ketë edhe masa të reja kufizuese, nisur edhe nga zinxhiri i infektimeve.

Të fundit