Flash News

E-TJERA

Nga një emigrant në i dyshuar për vrasje/ Historia e 36-vjeçarit shqiptar që dyshohet se ekzekutoi mësuesen britanike

Nga një emigrant në i dyshuar për vrasje/ Historia e

I dyshuari për vrasjen e mësuese britanike Sabina Nessa, 36-vjeçari shqiptar Koci Selamaj është paraqitur sot në gjykatë. The Sun ka sjellë detaje nga jeta e Selamës duke filluar prej emigrimit të tij nga Shqipëria drejt Britanisë deri te akuzat që e bëjnë të dyshuarin kryesor në vdekjen e Sabinës.

Koci Selamaj u rrit në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Bashkëqytetarët e tij në Elbasan kanë pohuar se Selamaj kishte qenë një djalë  i qetë. Ai është larguar nga banesa e tij në Shqipëri në vitin 2000 kur ishte vetëm 16 vjeç, në përpjekje për të gjetur nje jetë më të mirë.

Së bashku me prindërit dhe tre vëllezërit dhe motrat, Selamaj është nisur drejt Greqisë para se të merrte rrugën drejt Britanisë së Madhe.

Babai i Koci Selamaj, Bashkimi një 73-vjeçar, është ndërtues në pension i vili edhe sot zotëron një pronë në një bllok të shkatërruar. Ndërsa nëna e tij, Tefta 70 vjeç, është një fermere. Nga të dhënat e vendasve rezulton se prindërit e Selamajt janë divorcuar.

Një fqinj ka rrëfyer për The Sun se “Koci u largua nga Greqia për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë, siç kanë bërë shumë shqiptarë. Ai donte të shkonte atje për të punuar. Ai ishte ende në kontakt me prindërit e tij ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar, por ai nuk është kthyer për një kohë të gjatë.”

28-vjeçarja Sabina Nessa, mësuese në një shkollë fillore, u sulmua teksa po ecte në një bar pranë shtëpisë së saj në Kidbrooke, për të takuar miqtë e saj.

Nessa u gjet e vdekur pesë minuta larg banesës. Selamaj si i dyshuar kryesor i vrasjes, ka folur sot në gjykatë për të dhënë vetëm detaje nga jeta e tij, identiteti dhe të dhëna të tjera që lidhen me vendbanimin. Selamaj do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën e radhës të enjten tjetër.

Koci Selamaj u arrestua nga policia britanike në orën 3 të mëngjesit të së dielës në një apartament. Thuhet se Selamaj jetonte kohët e fundit me të dashurën e tij në atë zonë, por duket ase dyshja mund të jenë ndarë.

Arrestimi i tij erdhi pasi policia apeloi për informacion në lidhje me një të dyshuar të kapur në një bllok apartamentesh aty pranë që mbante një send të kuq.

 

Të fundit