Flash News

E-TJERA

Nga një studente në deputete/ Rrëfimi i shqiptares në parlamentin e Zagrebit

Nga një studente në deputete/ Rrëfimi i shqiptares në
Në foto/ Ermina Lekaj

Ermina Lekaj, është deputetja shqiptare që prej tre mandatesh përfaqëson shqiptarët dhe 5 komunitete të tjera në Parlamentin kroat.

Në një intervistë për A2 CNN, Lekaj tregon rrugëtimin e saj në politikën e Zagrebit, të cilin e ka filluar si një studente për t’u bërë pjesë më pas e aktiviteteve politike e për të mbërritur deri në statusin e deputetes.

“Së pari kam filluar si një studente shqiptare që ka ardhur të studiojë në Kroaci. Dhe gjatë shoqërimin tim me studentët kroat kam parë që kanë shumë paragjykime për komunitetin shqiptar. Edhe me aktivitetet e mia kam parë që nëse nuk arrijmë të kemi ndikim politik në shoqërinë kroate nuk kemi arritur asgjë. Ligji kushtetues i republikës së Kroacisë na mundëson që pakicat të kenë një deputet në parlamentin e Kroacisë. Në mandatin e parë kam fituar me shumë pak vota dhe arritëm që për herë të parë një shqiptare të përfaqësojë boshnjakët dhe 4 komunitetet e tjera që i përkasin atij grupi”, tregon Lekaj për A2 CNN.  

Lekaj tregon se në Parlamentin e Zagrebit ka filluar të dëgjohet zëri i shqiptarëve, të cilët japin kontribut si në aspektin atdhetar edhe në atë ekonomik.

“Ka filluar të flitet më haptazi për kontributet e shqiptarëve. Gjithmonë e cekim që ne shqiptarët japim një kontribut të madh si në aspektin ekonomik, edhe në luftën atdhetare të Kroacisë kemi dhënë një kontribut. Nuk kemi patur shtëpi të kulturës në Kroaci dhe në çdo qark po blejmë shtëpi që të jenë pronë e shoqatave të shqiptarëve, që anëtarët e tyre të kenë mundësinë të angazhohen dhe të merren me kulturën e tyre”, u shpreh deputetja në Parlamentin kroat.

Lekaj ka ndikuar drejtpërdrejtë në angazhimin e Kroacisë për Shqipërinë dhe Kosovën, teksa liston disa nga arritjet në fushën e infrastrukturës mes vendeve.

“Çka është misioni im në këtë moment është që të sensibilizoj qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera kroate që të jenë sa më afër Kosovës dhe çdo herë shkoj me atë arsyetim që Kosova është një shtet i ri që ka filluar tani të ecë dhe i duhet dikush që ta ndihmojë. Kam arritur me deputetë kroat, me ministrat t’i bëjmë një vizitë Kosovës dhe kjo vizitë të mos jetë vetëm kortezi. U arrit që të ketë një bashkëpunim ekonomik dhe së shpejti më 15 dhjetor do të hapet dhe linja ajrore mes Prishtinës dhe Zagrebit”, tha deputetja shqiptare.

Të fundit