Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga ‘Open Balkan’ te 25 Prilli dhe problemet në Shqipëri/ Rrëfimi ndryshe i Kryemadhit, që refuzon të jetë ‘Zonja e Parë’

Zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, kanë një tjetër perceptim dhe panoramë. Në një intervistë për 'Tsarizm' me dy gazetarët amerikanë Christine Dolan dhe L Todd Wood, Kryemadhi ka dhënë opinionet dhe qëndrimin e saj lidhur me disa nga ngjarjet më kyçe të aktualitetit.
Teksa gazetarja Dolan iu drejtua duke e quajtur ‘Zonja e Parë’, Kryemadhi kërkoi që mos ta përdorte atë emërtim. “Dhe nuk do më pëlqente të më quanit “Zonja e Parë” sepse në Shqipëri nuk është një institucion. Ndaj do të doja më mirë më thërrisnit thjesht Monika nga Shqipëria ose anëtare e Parlamentit,” tha Kryemadhi.
Për Ramën, Kryemadhi i kurseu kritikat. I vetmi koment që bëri ishte “vetëm do të lutëm për të që ai të largohet nga Shqipëria.”
Kryemadhi komentoi ardhjen dhe strehimin e afganëve në Shqipëri, të cilët ajo preferoi mos t’i quante refugjatë, por mysafirë të ardhur në Shqipëri. Kryemadhi kritikoi qeverinë për politikat e ndjekur, pasi sipas saj nëse do të ishin më transparente, shqiptarët do të mund të krijonin më shumë mundësi për strehimin e të huajve.
“Në Shqipëri nuk do të na pëlqente t’i quanim refugjatë, por do të na pëlqente t’i konsideronim mysafirë, sepse duam të krijojmë mundësi për ta. Nëse qeveria nuk është transparente njerëzit do të jenë të frikësuar se çfarë po ndodh cilët janë ata që do të vijnë. Nëse politikat do të ishin më transparente, t’i shpjegonin qytetarëve se çfarë po ndodh, si është situata, nëse qeveria do të ishte më e hapur, atëherë edhe shqiptarët do të jenë më të sinqertë të krijojnë më shumë mundësi për të akomoduar mysafirët apo edhe refugjatët”, tha kryetarja e LSI-së.
Teksa komentoi situatën mes Kosovës dhe Serbisë, Kryemadhi pati edhe disa rezerva për nismën ‘Open Balkan’, një iniciativë e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Kryemadhi nënvizoi se ‘Ballkani i Hapur’ mund të jetë një nismë e mirë, vetëm nëse Kosova njihet dhe pranohet nga Serbia me të drejta të barabarta si shtetet e tjera.
Kryetarja e LSI-së e sheh ‘Ballkanin e Hapur’ si një nismë paralele me Procesin e Berlinit. Për Kryemadhin e ardhmja Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, është BE-ja dhe SHBA-ja.
“Jam pak skeptike lidhur me situatën në rajon, që tani është pika e dobët për Shqipërinë. Mendoj se keni dëgjuar për ‘Open Balkan’ që është propozuar kohët e fundit dhe mendoj se është i njëjti projekt ‘Minishengen’ i propozuar nga presidenti i Serbisë. Dhe emërtimi ndryshoi nga ‘Minishengen’ në ‘Open Balkan’. Problemi është se kjo iniciativë do të ishte më e mirë nëse serbët do ta njihnin Kosovën me të njëjtat të drejta. Pra për ta njohur atë se Kosova është një shtet i pavarur që është një gjë shumë e mirë. Por nëse kjo iniciativë, nëse ‘Open Balkan’ do t’i bëjë më të voglës së rajonit vetëm shërbimet, atëherë kjo nuk është një gjë e mirë. Sepse edhe ndërkombëtarët nuk duan ta shohin Ballkanin si një dyqan. Ata duhet ta shohin si një rajon shumë të rëndësishëm, edhe për Bashkimin Evropian, edhe për SHBA-të. Dhe rregullat e Shqipërisë si shtet, të Kosovës si shtet, shqiptarët në Malin e Zi, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që janë një faktor për stabilitetin në rajon, ne duhet t’i ndihmojmë ata të vazhdojmë të ecin përpara dhe të ndërtojnë një demokraci të fortë dhe jo t’i shkatërrojmë ata. ‘Open Balkan’ do të jetë një iniciativë e mirë, por ka një tjetër iniciativë që është procesi i Berlinit ose që është duke folur për ‘Open Balkan’ dhe që është shumë i rëndësishëm për të gjitha rajonet për t;u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Jo të ushtrojnë presion ose të bëjnë paralele, e kam fjalën për projektet. Në këndvështrimin tim, e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian. Nuk ka drejtim tjetër, sepse do të ishte shumë keq, për vendin tim për bashkëkombësit e mi, sepse unë mendoj se janë rajoni më proevropian dhe proamerikan në rajon”, u shpreh Kryemadhi.
Teksa foli për problemet sociale siç është emigrimi i shtuar me ritme të shpejta i të rinjve drejt vendeve evropiane. Teksa e cilësoi një problem serioz për vendin, Kryemadhi renditi ndër arsyet që po i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendlindjen.
“Është pak e vështirë sepse të rinjtë janë duke u larguar nga Shqipëria kryesisht në Gjermani, por edhe në Suedi ku nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe familjet e reja, të cilat kanë një mundësi të mirë për të gjetur një shtëpi. Problemi është se të gjitha ata që po largohen duan të rrinë në Shqipëri. Por kur nuk e ke një mundësi të tillë do të largohesh. Një ndër problemet janë arsyet ekonomike, sistemi i edukimit dhe shëndetësia të cilat që krijojnë një situatë të vështirë për të rinjtë dhe familjet e reja dhe që nuk iu jep më shumë mundësi”, tha Kryemadhi.
Lëvizja Socialiste për Integrim ishte ndër partitë me numrin më të lartë të kandidatëve në një moshë relativisht të re në zgjedhjet e 25 Prillit. Kryemadhi e cilësoi një pikësynim të partisë, e cila nuk rezultoi e suksesshme pasi, sipas saj , përfshirja e të rinjve në Parlament u bë e pamundur për shkak të qeverisë.
Kryemadhi u ndal edhe te votat e grumbulluara nga LSI më 25 Prill, të cilat i konsideroi të pabarabarta në krahasim me forcat e tjera politike, duke konsideruar se Shqipëria vijon të mbetet në tranzicion, pavarësisht se jeton në epokën e demokracisë.
“Në zgjedhjet e fundit partia jonë propozoi që në lista tona 50% të ishin të rinj dhe të reja, pjesa më e madhe me studime të larta të përfunduara. Por është e pamundur për ta që të jenë pjesë e Parlamentit, sepse ata i ndërruan rregullat në gjysmë të lojës që është diçka e gabuar. Dhe nga njëra anë, ne flasim shumë për demokracinë por nga ana tjetër ne i shkatërrojmë instrumentet e demokracisë për të pasur zgjedhje të ndershme dhe të lira. Por gjithsesi ne vazhdojmë të jemi në tranzicion. Dhe pa bërë përpjekjet për të ndryshuar është e pamundur që të ndryshojmë shtetin. Dhe ajo që ka më shumë rëndësi e di që është e vështir, por ne duhet të ndryshojmë të menduarit se çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar shtetin tonë, jo duke luftuar dhe duke dhënë dorëheqjen nga sfidat tona. Është e vështirë dhe sidomos për partinë tonë që grumbulloi 108 vota. Ne duhet të ishim 11 deputetë në Parlament, por jemi vetëm 4. Kjo do të thotë se nuk është e ndershme. Votat nuk janë të barabarta në Shqipëri, sepse ne bëjmë politikë, ne e përdorim këtë sistem për instrumentet”, deklaroi Kryemadhi.
“Në ndërtim ku askush nuk e di se çfarë ndërtohet.” Ishte kjo deklarata e Kryemadhit lidhur me sektorin se ku shqiptarët investojnë më shumë. “Ne kemi shumë ndërtesa të larta, por nuk e dimë se kush i ndërton. Jo më teatro. Ne flasim për ‘Open Balkan’ me qytetet e tjera, por ne i mbyllim dyert vëllezërve tanë në Kosovë. Dhe problemi është se ne nuk kemi investime të jashtme. Ne kemi sikurse thashë ndërtesa shumë të larta, por gjithkush pyet ‘Kush po i ndërton’”, tha Kryemadhi.
Ndikimin e Turqisë mbi vendin tonë, Kryemadhi nuk e cilëson aspak sinjal pozitiv. Sipas saj, Shqiptarë kanë prioritet vetëm Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.
“Në këndvështrimin tim ndikimi i Turqisë nuk është pozitiv. Sepse shqiptarët duan të jenë pjesë e BE-së, shqiptarët e duan BE-në. Dhe nëse pyet se ku duan të shkojnë, ata thonë në Itali ose Gjermani. Pyetini. Ata kërkojnë të kenë marrëdhënie biznesi si dhe komunikime me evropianët dhe amerikanët. Ne kemi 500 mijë emigrantë në SHBA. Turqia është pjesë e NATO-s,Shqipëria po ashtu dhe ne kemi marrëdhënie të mira kur ndryshuam sistemin. Gjithashtu edhe kryeministri jonë ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin turk Erdogan. Por në këndvështrimin tim ne duhet të jemi dëgjues shumë të mirë dhe të kemi marrëdhënie të mira me vendet e tjera të rajonit,” u shpreh Kryemadhi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38