Flash News

E-TJERA

Nga sot do të lejohen grumbullimet deri në 50 persona

Nga sot do të lejohen grumbullimet deri në 50 persona
Foto ilustruese

Nga sot do të lejohen grumbullimet deri në 50 persona, duke respektuar protokollet e vendosura nga autoritetet. Kështu vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve në fund të majit. Ata thanë se nëse shifrat vijojnë të jenë të ulëta, më 15 qershor do të lejohen grumbullimet me numër të kufizuar të pjesmarrësve, deri në 50.

Ndërkohë nga 1 korriku ora policore shtyhet në orën 24.00 - 06:00.  Gjithashtu do të lejohen kampionatet sportive, teatrot, shfaqjet artistike dhe kulturore me prezence të tifozëve, por me kapacitet të reduktuar deri në 30%.

Kujtojmë që më 1 qershor hynë në fuqi masat e reja në kuadër të pandemisë, ku u hoqën maskat në mjediset publike dhe ora policore u shty në orën  23:00-06:00. Plani i lehtësimit të masave u nda në tre faza, më 1 qershor, 15 qershor dhe 1 korrik.

Të fundit