Flash News

E-TJERA

Nga Teatri, Rama-McGonigal, inceneratorët/ Vokshi e pyet pse s’hetohen rastet e bujshme, Dumani: Nuk jap të dhëna

Nga Teatri, Rama-McGonigal, inceneratorët/ Vokshi e pyet pse

Kreu i SPAK Altin Dumani prezantoi sot në Parlament raportin vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme.

Pas prezantimit të raportit, Dumani u pyet nga deputetja e PD, Albana Vokshi se pse nuk hetohen disa nga rastet e bujshme, të cilat janë denoncuar vazhdimisht nga opozita, por edhe shoqëria civile si shembja e Teatrit Kombëtar, inceneratorët, krimet elektorale, afera Rama-McGonigal etj.  

Nga ana tjetër, Dumani u përgjigj shkurtimisht se disa prej tyre janë çështje nën hetim dhe si të tilla nuk jep dot informacione.

Vokshi: Unë jam disa pyetje se pse nuk hetohet landfilli i Porto Romanos, shembja e Teatrit Kombëtar, inceneratorët, Veliaj?

Pandëshkueshmëria mbetet një nga problemet e mëdha...

Pse për krimet elektorale të 2021 nuk ka ende përgjigje?

Pse nuk ka nisur asnjë hetim për aferën Rama- Mcgonigal ?

Pse nuk hetohet sistemi i patronazhistit , kam edhe të dhënat tuaja personale?

Dumani: Janë çështje në hetim pjesa më e madhe ndaj dhe nuk jap të dhëna. Janë çështje të mbartura. Shpresoj që në të ardhme të kenë përgjigje këto pyetje me vendimmarrje.

 

 

Të fundit