Flash News

E-TJERA

Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës

Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë

Vala e protestave të nisura në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës po shtrihet tashmë edhe përtej kufijve të vendit. Shqiptarët që jetojnë në diasporë kanë paralajmëruar organizimin e tubimeve në disa nga qytetet më të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, duke iu bashkuar kërkesës për largimin e kryeministrit.

Pas protestave të zhvilluara një ditë më parë në disa vende, aktivistët kanë publikuar edhe kalendarin e tubimeve që do të mbahen këtë të diel, më 14 qershor. Sipas organizatorëve, qëllimi është të shprehet solidaritet me protestuesit në Shqipëri dhe të përcillet i njëjti mesazh politik nga diaspora.

Tubime janë paralajmëruar në disa shtete të SHBA-së, përfshirë New York-un, Chicago-n, Boston-in dhe Michigan-in, si edhe në Toronto të Kanadasë. Ndërkohë në Europë protestat do të zhvillohen në qytete si Berlini, Mynihu, Këlni, Stuttgarti, Athina, Gjenova, Faenza, Haga, Strasburgu, Vjena, Oslo dhe Odense.

Organizatorët thonë se mobilizimi i diasporës synon të tregojë se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda Shqipërisë, por ndihet edhe nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Të fundit