Flash News

E-TJERA

Nga vijnë paratë e zgjedhjeve? Eksperti: Kanë dalë nga tuba sobash e aspiratorësh

Nga vijnë paratë e zgjedhjeve? Eksperti: Kanë dalë nga tuba

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko shprehet i sigurt se teprica e euros që qarkullon në tregun shqiptar është e paligjshme. 

I ftuar në Syri tv, Soko u shpreh se këto para vijnë nga korrupsioni dhe janë nxjerrë nga tubat e sobave dhe aspiratorëve, për tu përdorur në zgjedhjet e 14 Majit. 

"Nga vijnë paratë? Përgjigja për mua është e thjeshtë. Jemi në prag të zgjedhjeve. Të gjitha paratë që kanë qenë për tuba sobash e aspiratorësh, që kanë qenë nëpër dyshekë e jorgane, poshtë dyshemeve apo nëpër mure, kanë dalë dhe janë hedhur të gjitha në funksion të arritjes së qëllimit politik. Ky nivel euro-je që është sot në tregun shqiptar është produkt i informalitetit.

Këto janë paratë e korrupsionit që po hidhen tani. është ai parimi i famshëm që këta vjedhin Shqipërinë që të vjedhin zgjedhjet, që të vjedhin zgjedhjet dhe të vjedhin Shqipërinë. Jemi në momentin që duan të blejnë zgjedhjet dhe në këtë moment janë paratë që dalin, hyjnë në treg dhe kur të mbarojinë zjgedhjet, do të dalin sërish paratë nga tregu nëpërmjet tenderave, koncesioneve etj. Këto para njihen si paratë e aspiratorëve, si paratë e tubave të aspiratorëve", tha Pano Soko.   

 

Të fundit