Flash News

E-TJERA

Nga zonat e bllokuara dhe pa energji te gjendja e akseve rrugore/ Si paraqitet situata nga moti i keq në vend

Nga zonat e bllokuara dhe pa energji te gjendja e akseve rrugore/ Si paraqitet

Moti i keq që përfshiu vendin shkaktoi problematika të shumta, si në zonat malore që u bllokuan nga dëbora dhe në ato fushore që u përmbytën. Disa akse nacionale, kryesisht në  zonat malore u bllokuan për shkak të reshjeve të dëborës, por aktualisht janë të qarkullueshme, duke marrë parasysh që drejtuesit duhet të përdorin zinxhirë apo goma dimësore.

Rruga e Arbrit, e inaguruar së fundmi, u bllokua nga reshjet e dëborës në zonën e Qafës së Murrizit. Pasi u hpa sërish, policia tha se nuk do të lejonte qarkullimin e asnjë automjeti në këtë aks që nuk përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Ditën e djeshme sipërfaqe të tëra me tokë bujqësore në Fier u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.  Sot situata paraqitet e normalizua, por një sipërfaqe e konsiderueshme mbetet ende nën ujë. Ndërsa nga vendbanimet uji është tërhequr, duke lënë pas vetëm baltë dhe mbeturina.

Përveç përmbytjeve, në fshatin Kallarat të Vlorës u shemb ura, e cila ishte ndërtuar vetëm 5 vite më parë, duke izoluar qindra banorë. Mbrojtja Civile ka bërë me dije se në në qarkun e Lezhës niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale, por ka ende sipërfaqe toke nën ujë.

Gjithashtu niveli i ujit në lumin Drin dhe Buna janë ulur dhe nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Dëbora ka mbuluar Malësinë e Krujës, duke bërë që trashësia të shkojë deri në 25 centimetra.  Reshje të shumta dëborë kanë rënë dhe në qarkun e Korçës, ku trashësia në Dardhë ka shkuar në 70 cm ndërsa në Voskopojë 30 cm.

Moti i keq ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike të shumë fshatarave, ndërsa të tjerë janë izoluar për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora. Në qarkun e Korçës janë izoluar fshatrat Lekas, Panariti dhe katër të tjerë në njësinë Dardhas.

Në qarkun e Dibrës ka pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Rreth 11 fidera kanë pësuar defekte, por më problematike situata paraqitet në Sllovë, ZallDardhë, Arras e Gollobordë. Ndërkohë, prej dy ditësh zona e Qafështamës nuk ka energji elektrike.

Problem mbetet dhe furnizimi me energji në zonën e Lëpushës dhe Vermoshit. Si pasojë e defekteve, disa zona në Pogradec kanë pasur ndërprerje energjie prej 48 orësh. Edhe disa fshatra në Fier kanë pasur të njëjtin problem. Pa drita prej shumë orësh janë dhe fshatrat Hekal, Fratar, Selitë dhe Kutë dhe ato në zonën e Librazhdit, Godolesh, Qerret e Gracen.

 

 

Të fundit