Flash News

E-TJERA

‘Ngec’ procesi i votimit edhe në QV-në ku voton Rama

‘Ngec’ procesi i votimit edhe në QV-në ku voton Rama

Pajisja e identifikimit biometrik PEI ka hasur probleme në pjesën dërrmuese të KZAZ-ve në 61 bashki të vendit. Procesi i votimit në disa Qendra Votimi ka ngecur dhe qytetarët e kanë të pamundur të votojnë për shkak të mosfunksionimit.

Konkretisht, edhe në Qendrën e Votimit në shkollën “Ymer Lala” në Surrel, ku pritet të drejtohet kryeministrit Edi Rama, procesi i votimit është paralizuar prej dy orësh.

Në rast të mos funksionimit, qendra e votimit pret konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vijuar identifikimin manual përmes listave.

 

Të fundit