Flash News

E-TJERA

Ngjarja e rëndë në Shkodër, çifti kishte pasur konflikte të përsëritura gjatë ditëve të fundit

Ngjarja e rëndë në Shkodër, çifti kishte pasur

Anila Prendushi, gruaja e cila u plagos këtë paradite me armë zjarri nga partneri i saj, Kolë Manaj, në Shkodër, është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë, për shkak të plagëve të marra. Sipas informacionit, çifti kishte pasur disa konflikte të përsëritura gjatë ditëve të fundit, për arsye që ende nuk janë bërë publike.

Gjatë pesë viteve të bashkëjetesës, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi kishin shpërndarë herë pas here foto nga jetët e tyre në rrjetet sociale, duke treguar momente të lumtura. Në një postim të tyre në “TikTok” ishte shkruar: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë.”

Ngjarja përfundoi me tragjedi, pasi Kolë Manaj qëlloi Anila Prendushin me armë dhe më pas i dha fund jetës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Të fundit