Flash News

E-TJERA

Ngjarja e rëndë në Shkodër, policia: Në trupin e 9-vjeçares nuk u konstatuan shenja dhune

Ngjarja e rëndë në Shkodër, policia: Në trupin e

Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një 9-vjeçare u gjet e mbytur, ndërsa nëna dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë ende të humbur.

Sipas policisë, 9-vjeçarja nuk është gjetur me shenja dhune në trup, sikurse u raportua. Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se nuk ka shenja dhune.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftim.

Për ngjarjen është arrestuar babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i nënës së humbur, Erdgys Arrazi. 31-vjeçari ka ushtruar dhunë sistematike ndaj gruas dhe fëmijëve, çka i ka detyruar të vetëhidhen në lumë.

Të fundit