Flash News

E-TJERA

Ngjarja e rëndë në Tapizë, 42-vjeçarja e lindi foshnjën në shtëpi, vajza e madhe e hodhi në lumë

Ngjarja e rëndë në Tapizë, 42-vjeçarja e lindi

Leta Koçi është 42-vjeçarja e cila pasi lindi foshnjën e saj, e hodhi atë në bregun e lumit në fshatin Tapizë të Fushë Krujës.

Ngjarja doli në dritë pasi Leta Koçi shkoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aty mjekët zbuluan se kishte kryer lindje. Ajo ka treguar më pas para unifromave blu se kishte lindur një foshnje të cilët më pas e kishte hedhur në lumë.

Dyshohet se në ngjarje është përfshirë edhe vajza e madhe e Koçit, e cila pasi e ëma ka lindur foshnjën, e ka marrë, e ka futur në një qese plastike dhe e ka hedhur në lumë. Megjithatë, vajza ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

Dyshime ka edhe se familjarë të tjerë janë ndodhur në banesë në momentin kur ka ardhur në jetë foshnja.

Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20-vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pa jetë.

Të fundit