Flash News

E-TJERA

Ngjarje e rëndë në Tiranë, efektivi i policisë vritet nga djali 7-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Tiranë, efektivi i policisë vritet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në zonën e Saukut në Tiranë. Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë me armë zjarri nga djali i tij 7 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në një lokal në zonën e Saukut. Është mësuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi djali i efektivit të FNSH-së ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku efektivi ka qenë duke luajtur bilardo. Në këtë moment, fëmija ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit, duke marrë armën dhe duke e qëlluar me një plumb të vetëm.
Plumbi ka qenë fatal për efektivin. Vrasja konsiderohet aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

 

Të fundit