Flash News

E-TJERA

Ngjarjet e fundit kriminale/ RENEA kontrolle blic në lokale e banesa në Elbasan, disa të shoqëruar

Ngjarjet e fundit kriminale/ RENEA kontrolle blic në lokale e banesa

Ngjarjet e rënda kriminale të ditëve të fundit të cilat kanë tronditur mbarë opinionin publik, kanë aktivizuar këtë pasdite RENEA-n, e cila ka vijuar me kontrolle në disa lokale, banesa dhe automjete të qytetit të Elbasanit.

Bëhet me dije se në kuadër të këtij procesi, janë shoqëruar disa persona për armëmbajtje pa leje, apo rrezikshmëri shoqërore.

Drejtori i Përgjithshëm Gledisa Nano i cili është shprehur me kritika ndaj  vartësve të tij, teksa ka kërkuar kontroll të rreptë të territorit dhe kapjen e personave në kërkim.

Sjellim ndërmend që Nano mblodhi një ditë më parë drejtorët e qarqeve direktivat për kontrolle në territor dhe në kuadër të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë.

Të fundit