Flash News

E-TJERA

Ngjela: Olldashi dhe Trebicka janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë

Ngjela: Olldashi dhe Trebicka janë ekzekutuar nga vrasës me

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ish-ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe biznesmeni Kosta Trebicka janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

I ftuar në në News 24, Ngjela ka ngritur vetë pyetjen nëse politika fshihet pas vdekjeve të bujshme, ndërsa komentonte deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. 

“Po politika a ka vrarë? Dy vrasje kemi ne që mendohet se i kanë bërë vrasësit me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë vrarë ata nga vrasësit me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy vrasje se këta janë provuar që janë vrasës. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë vrasje, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra.

A do vijnë këta tani në rrëfime të këtij lloji po si dimë ne se janë sekret. Duhet të shikojmë se deri ku kanë qenë të përfshirë. Po shiko se e njoh nga profesioni. Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmojë, sa më shumë krime të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike, se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, vrasësit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit”, tha Ngjela në News 24.

Avokat Ngjela tha se porositë, vrasësit me pagesë i marrin nga kalorësit e politikës.

“Drejtësia fiton shumë në rast se hetimi shqiptar i bën goditje drastike, sepse do të trembë vrasësit me pagesë. Vrasjet me pagesë kanë punuar si në shtëpi të tyre. Një Gjykatë dhe Prokurori e korruptuar është pjesë e krimit”, tha Ngjela.

 

Të fundit