Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Qeveria ka ngritur një strukturë të re për diasporën në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Ndërsa, do të jetë nën varësinë e ministrisë përgjegjëse për çështjet e diasporës, misioni i agjencisë sipas vendimit, është të kontribuojë, të nxisë e të promovojë rritjen e vlerave dhe të traditave më të mira kombëtare të diasporës.
V E N D I M
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të neneve 6 e 18, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës (në vijim, Agjencia), si person juridik publik buxhetor në varësi të ministrisë përgjegjëse për çështjet e diasporës (në vijim, ministria), me seli në Tiranë.
Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, nga donacione dhe nga burime të tjera të ligjshme. Buxheti i Agjencisë përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë.
Misioni i Agjencisë është të kontribuojë, të nxisë e të promovojë rritjen e vlerave dhe të traditave më të mira kombëtare të diasporës.
PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË
Agjencia, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, ka përgjegjësi të organizojë punën për:
a) përmirësimin e pozitës së diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të saj, aty ku gjendet;
b) ofrimin e ndihmës për ruajtjen e gjuhës e të trashëgimisë kulturore kombëtare;
c) nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës;
ç) bashkëpunimin për prosperitet, paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror të të gjithë kombit.
III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË
Agjencia organizohet në nivel qendror dhe ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Me qëllim përmbushjen e misionit e të përgjegjësive funksionale të saj, Agjencia:
a) merr masa për krijimin e bazës unike të të dhënave të diasporës, në bazë të vullnetit të lirë të personit. Ruajtja dhe përpunimi i të dhënave personale bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale;
b) zbaton politika dhe projekte që lidhen me diasporën;
c) ndjek zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës;
ç) mban lidhjet ndërmjet diasporës, përfaqësuesve të saj dhe vendit të origjinës;
d) bashkëpunon e koordinon aktivitetet me institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe organizatat brenda dhe jashtë vendit, për përmirësimin e pozitës së diasporës në botë;
dh) ndihmon për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, të vlerave kombëtare dhe kulturore të diasporës;
e) informon diasporën për zhvillimet në vendin e origjinës, me qëllim përfshirjen e tyre në jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të Republikës së Shqipërisë;
ë) bashkëpunon me organizma vendas e ndërkombëtarë me fusha të ngjashme veprimtarie, me qëllim përthithjen e praktikave më të mira dhe krijimin e urave të bashkëpunimit.
Agjencia drejtohet nga titullari i Agjencisë, i cili organizon e drejton veprimtarinë e saj, përfaqëson Agjencinë në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet para ministrit.
Struktura dhe organika e Agjencisë miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
Shërbimet e brendshme mbështetëse dhe funksionet e menaxhimit financiar realizohen nga strukturat përgjegjëse për këto funksione në ministri.
Marrëdhëniet e punës së titullarit të Agjencisë dhe nëpunësve të saj rregullohen sipas dispozitave të ligjit për nëpunësin civil, ndërsa marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të Agjencisë miratohet nga ministri, me propozim të titullarit të saj.
Agjencia ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e saj përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave, për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
Vula e Agjencisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Deri në fillimin e funksionimit të plotë të Agjencisë sipas këtij vendimi, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë funksionale të Agjencisë Kombëtare të Diasporës si agjenci autonome do të vijojnë të ushtrohen sipas strukturës dhe organikës së miratuar.
Buxheti i planifikuar për Agjencinë Kombëtare të Diasporës si agjenci autonome dhe të gjitha asetet e saj transferohen pranë Agjencisë së krijuar sipas këtij vendimi.
Nëpunësit civilë aktualë dhe punonjësit aktualë të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, trajtohen përkatësisht sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil dhe Kodit të Punës, në rastin e mbylljes e të ristrukturimit të institucionit.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave, Departamenti i Administratës Publike dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38