Flash News

E-TJERA

Nipi akuzohet për vrasje në tentativë, reagon deputeti: E dija që ishte larguar jashtë shtetit

Nipi akuzohet për vrasje në tentativë, reagon deputeti: E dija

Deputeti socialist Rrahman Rraja ka reaguar, pasi nipi i tij u shpall në kërkim sepse akuzohet për "Vrasje” e mbetur në tentativë, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosje", e mbetur në tentativë.

Ramazan Rraja ishte një nga tre autorët që "terrorizuan Lezhën" rreth tre javë më parë, duke u futur të armatosur dhe maskuar në një lokal në Zejmen.

Deputeti është shprehur se ishte në dijeni që nipi i tij është larguar jashtë shtetit. Ai ka thënë për "Fax news" se prej tre muajsh nuk ka pasur kontakt me nipin e tij. Dyshohet se Ramazan Rraja është larguar drejt Dubait.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Të fundit