Flash News

E-TJERA

Nis boshatisja e zyrave në ambasadën e Iranit, diplomatët djegin dokumentet

Nis boshatisja e zyrave në ambasadën e Iranit, diplomatët djegin

Ndërsa kryeministri Edi Rama u kërkoi diplomatëve iranianë që të lënë Shqipërinë brenda 24 orëve, ambasada ka filluar boshatisjen e zyrave.

Pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike, zyrtarët e ambasadës kanë zhvendosur sendet e tyre.

Në media është raportuar se këtë mbrëmje, nga godina e ambasadës së Iranit është parë të ketë tym dhe flakë, duke djegur dokumentet sekrete që sipas protokollit nuk mund të merren me vete.

Po ashtu, forca të shtuara policie janë parë pranë rezidencës.

 

Të fundit