Flash News

E-TJERA

Nis ceremonia e pritjes së ish-presidentit Bill Clinton

Nis ceremonia e pritjes së ish-presidentit Bill Clinton

Ka nisur ceremonia zyrtare e pritjes së ish-presidentit amerikan- Bill Clinton në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Clinton u prit me ceremoni nga kryeministri Edi Rama. Të pranishëm në ceremoni janë edhe deputetë socialistë e demokratë. Të shumtë janë edhe qytetarët të cilët kanë dalë për të pritur ish-presidentin e SHBA-ve.

Kjo është vizita e parë e Bill Clinton në Shqipëri. Vizita e tij përkon me përvjetorin e pavarësisë e Amerikës më 4 korrik.

Të fundit