Flash News

E-TJERA

Tensione në selinë e PD, protestuesit përplasen me Roland Bejkon: Spiun, tradhtar!

Tensione në selinë e PD, protestuesit përplasen me Roland Bejkon:

Shënohet përplasja e parë në selinë e PD edhe pse protesta është paralajmëruar në orën 12.00.

Mbështetësit e ish kryeministrit Sali Berisha janë përplasur me Roland Bejkon, sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike.

Ai ka tentuar të hyjë në selinë e PD, për të marrë pjesë në mbledhjen e Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit, por është shtyrë nga protestuesit. Turma e ka pritur me ofendime, duke thirrur 'jashtë spiun'.

Bejko është larguar duke dalë edhe nga rrethimi i oborrit të selisë. 

“Dikush më qëlloi nga mbrapa, e pashë kush ishte dhe ishte një person që e kam mbajtur me bukë.

Këtë që më bënë sot e kanë bërë vetëm enversitët në ’90-ën”, tha Bejko për mediat pas incidentit.

 



 

Të fundit