Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e SPAK, Adnan Xholi prezanton platformën: Koha për hetime të shpejta dhe goditje të aseteve të krimit

Gara për kreun e SPAK, Adnan Xholi prezanton platformën: Koha për

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku pritet të votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

I pari që prezantoi platformën e tij ishte prokurori Adnan Xholi, i cili para anëtarëve të KLP-së theksoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të institucionit.

Xholi u shpreh se SPAK duhet të vijojë goditjen e kriminalitetit dhe forcimin e barazisë para ligjit.

“E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. SPAK ndodhet në fazë konsolidimi dhe implementimi i strategjive lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së institucionit, si edhe mbrojtja nga sulmet e padrejta që u bëhen magjistratëve dhe prokurorëve.

Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupës së SPAK, për rezultatet që kanë arritur, pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar këtë strukturë. Jam krenar që punoj me ta dhe do t’i mbështes në çdo situatë, pavarësisht votimit të sotëm. Ata janë familja ime në sistemin e drejtësisë, më tepër qëndrojmë me ta se me familjen biologjike.

Ka ardhur koha që të vijohet me hetime në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin, me hetime penale dhe pasurore, me qëllim sekuestrimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të promovuar barazinë para ligjit për të gjithë qytetarët”, deklaroi Xholi.

Të fundit