Flash News

E-TJERA

Nis me debate mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për 25 prillin

Nis me debate mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për 25 prillin

Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj prezantoi rendin e ditës, që parashikon një ezaurim të mbledhjes së parë dhe diskutimet për zgjedhjen e sekretarit.

Mbledhja ka nisur me debate, pasi nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili tha se rendi i ditës nuk votohet në komision.

Toni Gogu: Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet.

Gazment Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në komision, miratimi i rregullores janë çështje që duhet të ishin zgjedhur më parë.

Klotilda Bushka: Nuk po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.

Enkelejd Alibeaj: Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u ngrit me propozimin e Partisë Demokratike dhe me pëlqimin e të dyja palëve. PD kërkoi hetim dhe për çështjen "Bechetti", të cilën socialistët e kundërshtuan prerë, ndërsa ngritja e komsionit për inceneratorët është shtyrë.

Të fundit