Flash News

E-TJERA

Nis protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit

Nis protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit

Është duke u zhvilluar sot protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.

Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”.

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, pjesë e kësaj proteste u shpreh se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë.

“Këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje te drejtësisë”, ka thënë Manjani.

Nis protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit

Gjithashtu një qytetar u shpreh se kjo është një protestë paqësore dhe kërkojnë që të lirohet Fredi Beleri pasi sipas tyre u zgjodh nga vetë qytetarët.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, ka thënë një qytetar pjesë e kësaj proteste.

Pjesë e këtij tubimi pritet të jetë edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

Të fundit