Flash News

E-TJERA

Samiti i "Ballkanit të Hapur" nis punimet në Ohër, i pranishëm edhe Komisioneri Oliver Varhelyi

Samiti i "Ballkanit të Hapur" nis punimet në Ohër, i

Samiti i ‘Ballkanit të Hapur’ ka çelur punimet në ditën e dytë. Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, ndodhen në Ohër aty ku po mbahet samiti.

Përpos liderëve të Ballkanit, i pranishëm në samit është edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Sot pritet të nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi: për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen reciproke të diplomave, shkëmbimin kulturor dhe hartën kulturore.

Përveç kryeministri Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, të pranishëm janë edhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Zoran Tageltija, në cilësinë e vëzhguesve.

Abazoviç ka dhënë shpesh sinjale se Mali i Zi mund t’i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’, por nuk ka ende një deklaratë zyrtare. Ndërsa Bosnje-Hercegovina mbetet me të njëjtin qëndrim kundër sikurse Kosova.

Të fundit