Flash News

E-TJERA

Nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri, policia ‘blindon’ zonën

Nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri, policia

Sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Që në orët e para të mëngjesit policia ka rrethuar zonën përreth teatrit.

Para nisjes së punimeve, policia ka kryer inspektimet e zonës ku do të ndërtohet teatri i ri.

Efektivët e policisë kanë ndërtuar një perimetër sigurise, teksa kujtojmë se aktorët dhe jo vetëm, kanë qenë të ashpër ndaj qeverisë lidhur me shembjen e godinës dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 rreth orës 04:30 të mëngjesit. Fadromat ishin pozicionuar prej paradites, ndërsa efektivët pritën mëngjesin për të shembur teatrin i cili u pasua nga përplasje mes policisë dhe aktivistëve.

 

Të fundit